Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka përshëndetur miratimin nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian të Raportit për Shqipërinë.
“Me fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, vendet anëtare të BE-së do të dëshmojnë unitetin evropian, duke pranuar rëndësinë e implikimeve gjeopolitike dhe përmbushjen e kritereve të zgjerimit”, shkruan ai në median sociale Facebook.
Sipas tij, raporti vlerësoi progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE në vitin 2021.