Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka dënuar me 12 vite burg ish-drejtorin e postës së Dhërmiut, Sokol Bode.
Ai njihet si miku i vëllezërve Habilaj, të dënuar dhe në kërkim për trafik droge.
Ai u dënua për kultivim dhe trafik të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, me grupin e “Habilajve”.
Në shkurt të këtij viti, gjykata dënoi edhe ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për lidhjet me Habilajt.