-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dugolli i VV mbron ambasadorin Berishaj: Po mundohen t’ju njollosin, je flori

Kryesoret

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, i ka dhënë mbështetje përmes një komenti ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, emrin e të cilit e përmendi dje media sllovene “Planet TV ”, si të përfshirë në një skandal të madh financiar që ka shpërthyer në Slloveni, tri ditë para zgjedhjeve të përgjithshme.

Për Dugollin, Berishaj është një shembull i një intelektuali dhe patrioti të mirëfilltë shqiptar.

Ai thotë se Berishajn po mundohen ta njollosin dhe se akuzat ndaj tij janë shpifje.

“Sikur të kishim sistem të duhur dhe efikas të drejtësisë, ma merr mendja që shpifjet dhe tentim njollosja e qëllimshme do reduktohej. Me këtë sistem (e kam fjalën për Kosovë, shpresoj që në Slloveni të jetë ndryshe), ku përveç të tjerash duhet pritur me vite të tëra për një epilog, vështirë se ndalën këto shpifjet e qëllimshme. Profesor Berisha, ju jeni një shembull i një intelektuali dhe patrioti të mirëfilltë shqiptar dhe mbase ky fakt është motivi i vërtetë e gojkëqinjëve që mundohen të ju njollosin. Kot e kanë. Floriri mbetet i njëjtë pavarësisht tentativave për ta baltosur”, ka qenë komenti i Dugollit në postimin e Berishajt.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit