Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. 58-vjeçarja, Fabiola Colnaghi, është goditur nga djali i saj 24-vjeçar me grushta derisa ajo gjetur vdekjen, shkruan TGCOM24.
Ka qenë vetë 24-vjeçari që ka lajmëruar 112 duke rrëfyer krimin. Të dy jetonin së bashku ndërsa burri i saj kishte kohë që kishte vdekur.
I riu ndodhet në paraburgim dhe është në pritje të marrjes në pyetje nga hetuesit.
Mosmarrëveshjet mes nënës dhe djalit ishin gjithnjë e më të shpeshta.