Një incident ka ndodhur këtë të premte në fshatin Potom, në Skrapar.
45-vjeçari Lame Braho teksa punonte tokën e tij i ka rënë freza në këmbë duke i shkaktuar prerje të shumta.
Menjëherë është dërguar në Spitalin e Skraparit për të marrë ndihmën e parë dhe më pas është dërguar në Spitalin Rajonal të Beratit.
Ai ndodhet në Repartin e Kirurgjisë dhe mjeket raportuan se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.