Autoriteti Rrugor Shqiptar këtë të premte bën me dije se do të hapet një tjetër segment në ish- Sheshin Shqiponja.
Sipas ARRSH pritet që pasditen e sotme të bëhet dhe hapja e kryqëzimit në këtë segment rrugor.
Ndër të tjera mësohet se qarkullimi në këtë kryqëzim do të bëhet nën regjimin e semaforëve.