-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Jansha: Nuk kam miqësi me ambasadorin e Kosovës, Berishaj

Kryesoret

Edhe kryeministri i Sllovenisë, Janez Jansha ka komentuar skandalin financiar në të cilin dyshohet se është përfshirë Ambasadori i Kosovës në Zagreb, Martin Berishaj dhe një politikan opozitar slloven, Robert Golob.

Në një debat televiziv mes kryeministrit Jansha dhe Robert Golob, kryetarit të Partisë së Lirisë në Slloveni – i cili dyshohet se pranoi 600 mije euro të dyshimta nga Berishaj – është përmendur emri i ambasadorit kosovar.

Politikani slloven Robert Golob deklaroi se ambasadori Berishaj është mik i Janez Janshas, kryeministrit slloven.

Golob tha se Jansha, rival i tij politik me të cilin do të përballet në zgjedhjet parlamentare në Slloveni që mbahen të dielën, është fotografuar dhe shoqëruar me Ambasadorin e Kosovës në Kroaci.

Në një kundërpërgjigje, Jansha e konfirmoi se e njeh Berishajn, kryetarin e Shoqatës Kulturore Shqiptare në Slloveni, por mohoi të ketë lidhje shoqërore me të.

Martin Berishaj është implikuar në një skandal të madh financiar, të cilin e ka zbuluar media sllovene, Planet TV.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit