Policia e Fierit ka arrestuar për kultivim të lëndeve narkotike një 59 vjeçar.
Në vitin 2021 ky shtetas është kapur nga policia, duke kultivuar bimë të dyshuara narkotike. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftim
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim Y. S., 59 vjeç, banues në Cakran, Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Ky shtetas, në qershor 2021, është kapur nga shërbimet e Policisë, duke kultivuar bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, në tokën e tij të mbjellë me dru frutorë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.