-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lisbona ofron transport publik falas për të rinjtë dhe të moshuarit

Kryesoret

Lisbona do të ofrojë transport publik falas për fëmijët, studentët dhe të moshuarit, në një lëvizje që kryebashkiaku Carlos Moedas thotë se është vendimtar në luftën e kryeqytetit portugez kundër ndryshimeve klimatike.

Moedas tha se Lisbona po ndiqte gjurmët e qyteteve të tjera evropiane. Kryeqyteti i Estonisë Talini dhe qyteti i Luksemburgut ofrojnë transport publik falas për të gjithë banorët, ndërsa qytete të tjera, si Londra dhe Parisi, ofrojnë transport falas për disa grupe fëmijësh dhe të moshuarish.

Sot, Këshilli Bashkiak i Lisbonës ra dakord unanimisht për planin, sipas të cilit të gjithë banorët nën moshën 18 vjeç, studentët nën moshën 23 vjeç dhe të moshuarit mbi moshën 65 vjeç do të kenë të drejtën e transportit publik falas në metro, autobusë, shumicën e trenave dhe tramvajet që përshkojnë qytetin.

Masa do t’i kushtojë Lisbonës, me një popullsi prej më shumë se gjysmë milioni, rreth 15 milionë euro në vit dhe do të zgjasë deri në verë.

Moedas shprehu besimin se kjo nismë e Lisbonës do të shtyjë pjesën tjetër të vendit të miratojë masa të ngjashme.

“Është një moment historik. Lisbona ka një vend në këtë Ligë të Kampionëve të Qyteteve kundër ndryshimeve klimatike,” tha ai.

Ai theksoi gjithashtu se masa do të ndihmojë qytetarët më të varfër përballë rritjes së çmimit të karburanteve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit