Asnjë risi, vetëm rrudhje dhe disa incidente. Kjo ishte panorama e protestës së tetë të Partisë Demokratike që zgjati rreth dy orë. Protesta nisi e qetë në orën 19:35. Kryetari i PD-së, Sali Berisha marshoi nga selia drejt bulevardit para Kryeministrisë.
Aty nuk kishte fjalime, as incidente, por vetëm një minutë heshtje për dy fëmijët që u vranë në Durrës. Qëndruan rreth një orë dhe marshimi vazhdoi drejt Ministrisë së Brendshme, por policia i bllokoi tek Hotel Dajti.
LIVE-Mbyllet protesta, Berisha: Po ikim në seli të bëjmë një bilanc!
Policia hodhi ujë me presion për t’i shpërndarë, protestuesit përgjigjen me molotov. Nuk u raportua për të lënduar nga asnjëra palë. Sali Berisha akuzoi policinë se “na bllokoi rrugën, kriminelët do të marrin përgjigjen e merituar”.
LIVE-Përplasje në protestë! Noka: Nuk tërhiqemi! Bardhi: Pse provokoni?









