-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: E dinim se policia do të bllokonte rrugën, u përplasëm me qëllim!

Kryesoret

Kryetari i PD-së, Sali Berisha e mbylli protestën e tetë me një fjalim nga selia blu duke deklaruar se beteja do të vazhdojë.

Deklarata e plotë e Sali Berishës
Një mirënjohje pa kufij për të gjithë ju, që sot këtë ditë shiu, këtë ditë jo të lehtë, latë cdo gjë dhe si elitë e vërtetë e guximit të kombit dolët në shesh për t’u përballur me regjimin, narko regjimin e Edi Ramës, Lubi Ballukut dhe Lindave të tij.

Sot regjimi dëshmoi fytyrën e tij të vërtetë përsëri, bllokoi marshimin paqësor tonë. E garantoj se do të ketë të gjithë përgjegjësitë që meriton. Miq. Nuk ka polici në botë që mund një popull kryengritës.

Ta harrojnë. Kurrë dhe ne jemi në këtë betejë me moton e hershme të shqiptarëve; ja të vdesim, ja të rrojmë për liri. Asgjë në botë nuk do të mund të na imponojë ne të pranojmë pushtetin e hajdutëve dhe kriminelëve si Rama.

Pushtetin e një lubie të vërtetë të shqiptarëve. Hajdut që me vjedhjen e pasurive, fondeve, mjerojnë qindra e mijëra shqiptarë. Largojnë nga vendi qindra mijëra të tjerë. Beteja jonë është betejë për cdo qytetar shqiptar.

Beteja jonë është betejë për dinjitetin e cdo shqiptari. Për të ardhmen e Shqipërisë. Kryengritje kundër regjimit më të keq, kundër mafies më të rrezikshme që Shqipëria ka njohur në tërë historinë e saj.

Asgjë nuk do të mund të na mposhtë ne pa nisur në burg Lubi Ballukun, atje ku e ka vendin, kjo hajdute e pafytyrë që për fytyrë ka vjedhjen dhe cinizmin. Pa dërguar para ligjit kriminelin Edi Rama. Ne jemi në këmbë dhe njëherë mirënjohje.

Asgjë nuk u dekurajoi ju sot, as moti, as propaganda e turpshme e mafies mediatike që këndon që mban 24 orë ison e propagandës së Ramës vetëm se si mumuth, si shushunja pijnë gjakun, paguajnë me paratë tuaja për t’ju mashtruar. Kjo do të marrë fund. Asgjë nuk na mposht. Edi Rama dije mirë se të ardhme nuk ke. Lubi Balluku. 

Zoti Berisha a u ndjetë në kurth nga Skënder Hita, se nuk u lejoi të shkoni as deri tek Ministria e Brendshme?

Nëse do të ndjeheshim në kurth ne i kishim rrugët e tjera të hapura. Ai e mendoi atë, por ne shkuam drejt aty.

Pse nuk ndoqët rrugët të tjera?

Nëse mendoi se na bëri kurth gaboi, ne e dinim se ai kishte bllokuar rrugën, e dinim shumë mirë, e kishim marrë vesh në kohë dhe përpara. Ne kishim disa rrugë të tjera ku mund të shkonim por ne shkuam vetë drejt rrethimit dhe e siguroj se do të marrë përgjigjen e merituar.

Në mënyrë absolute, mos harroni ne, kemi një strategji paqësore, sikur e shikoni, por strategjia jonë është e të pamposhturve. Njerëzve të cilët do të qëndrojnë në interesat më jetike të shqiptarëve.

Keni një datë për protestën e radhës, para apo pas zgjedhjeve në PD?

Do ta shohim, nuk kam një përgjigje por protesta do të jetë e fuqishme. Edhe nëse bëhet para nuk ka asnjë lidhje.

Cdo protestë e jona ka lidhje me një regjim anti-shqiptar dhe sot për sot këta dhjetëra mijëra njerëz që mbushin sheshin janë heronj të vërtetë dhe koha do të provojë se cfarë misionarësh të vërtetë ishin këta burra dhe gra që qëndruan të pamposhtur.

Nëse unë kam direkt probleme të pamohueshme me pronarët tuaj (u thotë gazetarëve), unë kam respektin më të madh për ju. Mos i ngatërroni gjërat, por ata kanë punë me mua dhe unë kam punë me ata.

Gjithçka që ndodhi në protestën e PD-së

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit