-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lojëra fati të paligjshme përmes telefonit, arrestohet 35-vjeçari

Kryesoret

Në kuadër të operacionit të koduar “Fati i lojërave”, është goditur një tjetër rast në Tiranë në kundërshtim me ligjin.

Si rrjedhojë është arrestuar 1 shtetas për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

35-vjeçarit i është sekuestruar edhe një aparat celular që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit. 

Njoftim

Vijon operacioni policor i koduar “Fati i lojërave”.

Goditet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, një tjetër rast i aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e lojërave të fatit.

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas që ushtronte këtë veprimtari.

 Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, kanë evidentuar një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, nëpërmjet lotarive sportive.

 Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi:

D. B., 35 vjeç, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, ky shtetas u kap në flagrancë duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit, nëpërmjet lotarive sportive, në një lokal, në rrugën “Enriko Telini”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një aparat celular që dyshohet se përdorej për ushtrimin e aktivitetit të lojërave të fatit. 

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit