-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lufta për vulën, gjykata i “ngrin” buzëqeshjen Berishës: Pranohet ankimi i Alibeajt

Kryesoret

Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur sot që të pranojë ankimin e kryetarit të grupit të PD-së, Enkelejd Alibeajt për vulën e partisë. Shkalla e parë vendosi në datë 25 mars që të njihte Komisionin e Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha si organin drejtues të PD-së, por Enkelejd Alibeaj e ankimoi. Sot gjykata pranoi ankimin. Do të jetë Blerina Muça e cila do të shqyrtojë dosjen për fatin e drejtimit të PD-së.

VENDIMI

Ju informoj se sot me date 22.04.2022, gjyqtare znj. Blerina Muça, ne lidhje me kerkesen e paraqitur nga Partia Demokratike e Shqiperise perfaqesuar nga z. Enkelejd Alibeaj, me objekt:

Prishjen e Vendimit Nr. 1346/222 Akti, Nr. 3 Vendimi, dates 25.03.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane me gjyqtar Agron Zhukri duke vendosur pushimin e gjykimit ose kthimin e saj per shqyrtim ne te njejten gjykate por me tjeter trup gjykues, vendosi ne dhome keshillimi:

  • Pranimin e ankimit te pales ankuese, Partia Demokratike e Shqiperise, perfaqesuar nga Nenkryetari i saj z. Enkelejd Alibeaj, ndaj Vendimit Nr. 3, date 25.03.2022 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane.
  • Kunder vendimit nuk lejohet ankim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit