Kancelari gjerman Olaf Scholz gjatë një interviste për gazetën gjermane Der Explanel është shprehur se embargoja për gazin rus nuk do i jepte fund luftës së Rusisë në Ukrainë.
“Ka të bëjë me shmangien e një krize dramatike ekonomike dhe humbjen e miliona vendeve të punës dhe fabrikave që nuk do t’i hapnin më kurrë dyert. Nëse Putini do të ishte i hapur për të folur për çështje ekonomike, ai kurrë nuk do ta kishte nisur këtë luftë të çmendur”, tha Scholz.