Prej 18 vitesh ai qëndroi i lirë në arratisje, aventura e tij ka marrë fund. Shqiptari që vodhi 20 mijë euro është arrestuar nga policia e shtetit.
Bashkëpunëtori i tij u arrestua dhe u dënua, por 47-vjeçari shqiptar mbeti i zhdukur dhe mesa duket besonte se autoritetet e kishin harruar edhe grabitjen edhe atë.
Edhe pse fillimisht arriti të arratisej, në ndjekjen që pasoi ai u arrestua përfundimisht. Sipas mediave vendase, i ashtuquajturi “fantom” i Amaliadës, kryesisht në vitet 2000, kishte kryer një mori krimesh. Në fakt, në vitin 2006 ai arriti të arratisej në Itali, por si duket kishte mundur të hynte sërish në Greqi.