-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi rrëfen takimin e papritur dhe “arratisjen” e fotografit mes vajzave

Kryesoret

Nga Ben Blushi

FOTOGRAFIA E MARENGLENIT

Para disa ditësh isha në Durrës. Te Adriantiku

Bëhej një dasëm.

Një fotograf po fotografonte nusen dhe dhëndrrin.

 Unë i fotografova të tre. Edhe nusen. Edhe dhëndrrin. Edhe fotografin

Pastaj u ula për një birrë.

 Ouu, tha dikush drejtori im

 Kush je, e pyeta

Ta pi një birrë me ty tha, jam Marengleni, fotografi

 A di nga vjen emri Marenglen, e pyeta

 Unë e di,tha Marengleni, po kamarieri nuk e di

 Ky ka një emër me tre emra, i thashë kamarierit

Si mund të jenë tre emra në një emër, pyeti kamarieri

Marenglen është bashkimi i emrave të tre komunistëve më të famshëm të globit, thashë unë

Po,tha Marengleni,unë jam shkurtim i Marksit, Engelsit dhe Leninit

Ou, cfarë emri tha kamerieri, po Stalini ku është?

Epo bashkë me Stalinin  emri im dilte shumë i gjatë, tha Marengleni

Në fakt vetëm Stalini ka jetuar si komunist thashë unë. Marksi dhe Engelsi ishin të pasur

Drejtor, tha Marengleni edhe ti bën fotografi por nuk jeton si fotograf

 Po,thashë, unë bëj fotografi por nuk jam fotograf

E shef, tha Marengleni, kisha të drejtë

Po ti si jeton,e pyeta

Unë bëj fotografi, tha, më ftojnë nëpër dasma nëpër evente

Po kjo dasëm ishte ?

Jo,tha, këta janë martuar para disa vitesh,tani po festojnë shtazënaninë e dytë të gruas

Pse edhe këto festohen tani, e pyeta

Shumë,tha Marengleni,shyqyr që mbeten njerëzit me barrë që kemi punë

Cfarë eventesh shkon,e pyeta, ekspozita, filma, sfilata,përurime dyqanesh?

Jo jo,tha Marengleni,më mirë se kaq

Ca ka më mirë se kaq?

Shiko, tha, mblidhen 10 vajza bashkë, marrin një vilë me qira dhe një dj dhe bëjnë party

 Edhe,thashë unë

 Edhe unë i fotografoj,tha

 Po ca ndodh aty, e pyeta

Ca nuk ndodh,tha Marengleni, dehen dhe cfarë nuk ndodh deri në mëngjes

 Po ti rri gjithe natën me ato ?

Sigurisht, tha Marengleni

Po a je i martuar?

Jam,tha Marengleni

Po në shtëpi cfarë i thua gruas kur shkon në mëngjes

Tani është mësuar, tha, por në fillim kisha probleme, bëhej xheloze

Ska faj,thashë unë, të rrish me 10 vajza në një shtëpi gjithë natën

Drejtor kjo është pjesë e punës, tha Marengleni

 Marenglen kur kam qenë drejtori jot?

Në televizion,tha Marengleni

Po pse nuk je më aty?

 Jo,tha Marengleni më paguaje shumë pak, ika

 Ku ike, pyeta

 Nëpër dasma,në vila, në evente, fitoj dhjetë herë më shumë

 Sa mirë e ke bërë,i thashë

 Të të bëj një foto me aparat, pyeti Marengleni

 Ma bëj, i thashë

 Do ta coj,tha Marengleni

 Do ta nxjerr në instagram i thashë, foto nga Marengleni

 Nxirre të jap leje, nxirre,

 Faleminderit për lejen Marenglen

 Më vjen keq, tani duhet të iki

 Ku do ikësh?

 Kam një event sonte në një vile, mblidhen disa vajza do jetë super

 Bëfsh qejf,i thashë dhe mos e mërzit gruan

 A do të vish dhe ti,tha Marengleni

 Unë nuk jam fotograf, i thashë, nuk më pranojnë

 Cke ti,tha Marengleni,të marr unë tani jemi kolegë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit