-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gërvalla: Mbi propagandën e Serbisë fiton e vërteta e Kosovës

Kryesoret

Ministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, në një deklaratë për RTK-në, foli edhe për ecurinë e seancës në KS të OKB-së për Kosovën.

Ajo deklaroi se e vërteta e Kosovës do të zërë vend në botë, pavarësisht propagandës së shumtë të Serbisë dhe aleatëve të saj.

Gërvalla përmendi edhe mandatin e UNMIK-ut, për të cilin ajo tha se tashmë nuk është i nevojshëm, pasi, Kosova duhet trajtuar në OKB si vendet e rajonit dhe të Evropës.

Kryediplomatja kosovare, ndër të tjera, përmendi edhe rastin e senatorit zviceran Dick Marty, për të cilin tha se kjo çështje i takon drejtësisë e jo politikës, ndonëse, siç shtoi ajo, akuzat e tij drejtuar krerëve të UÇK-së ishin të pabaza, i nxitur prej Serbisë,  e tani ai vetë po përballet me ta.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit