Geputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj nëpërmjet një postimi në Facebook ka treguar se ditën e sotme ka pasur një takim me drejtoreshën e organizatës ”Open Gov Hub”, Nada Zohdy.
Gjekmarkaj zbulon se zonja Zohdy së shpejti do të vizitojë Shqipëri, duke e parë këtë si një shenjë të fortë të vëmendjes së shtuar të SHBA ndaj vendit tonë.
“Ditë të paharrueshme në Washington me mikpritesit e mi, tek një nga organizatat më të rëndësishme në Botë ,”Open Gov Hub” për qeverisjen e mirë, trasparencen, llogaridhënien, përfshirjen civile, luftën kundër korrupsionit, prioritete këto të administrates Biden për promovimin e demokracisë.
Pata kënaqësinë e madhe për disa ditë të marr pjese në trajnime dhe takime me vlerë të drejtuara nga zonja Nada Zohdy, një nga protagonistet kryesore në lidhjen mes organizatave amerikane dhe atyre arabe në zgjimin e “pranveres arabe”!
Për fat të mirë së fundmi “Open gov hub” ka hapur degen e saj në Tiranë me drejtor ekzekutiv z. Edison Frangu.
Fakti që zonja Zohdy, një personalitet i spikatur i të drejtave të njeriut dhe promovimit të vlerave të demokracise dhe drejtuese e mbi 60 organizatave, së shpejti do vizitojë Shqiperinë, është një shënjë e fortë e vëmendjes së shtuar të SHBA mbi vendin tonë!”, shkruan Gjekmarkaj.