Mbrëmë rreth orës 22:30 në Durrës u regjistrua një shpërthim me eksploziv. Objektivi ishte dyqani i një efektivi policie, Hysen Dashi në Katund Sukth.
Në shtëpi në momentin e shpërthimit nuk ndodhej asnjë person, pasi vetë Dashi ishte me shërbim dhe u njoftua në momentin që ishte në krye të detyrës, ndërsa gruaja me djalin kishin shkuar te vajza në një fshat pranë.
Dëmet materiale janë të shumta, por fatmirësisht nuk kishte njeri brenda. Policia ka nisur hetimet për rastin. Disa prej fqinjëve të policit thanë se “Hyseni nuk ka konflikte.
Është njëri i mirë. Por do i ketë ngelur qejfi ndonjërit te puna dhe ka thënë me vete, po shkoj të marr hak. Do ketë qenë ndonjë i ri” tha njëri prej tyre.