Policia e Kosovës ka arrestuar tre zyrtarë të komunës së Novobërdës.
Arrestimi i tyre është bërë për shkak se dyshohet se kanë shpërdorur detyrën dhe autoritetin zyrtar duke marrë pagën pa shkuar fare në punë.
Me vendim të prokurorit, të njëjtit janë dërguar në qeli.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës nuk është bërë e ditur se sa ka qenë shuma e përgjithshme që ata e kanë marrë.