Zgjedhjet që po organizon komisioni i rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha nuk po rezultojnë zgjidhje.
Sot grupi i Berishës zhvilloi zgjedhjet në 14 degë, por që ndasitë janë të mëdha në bazë.
Selia e PD që kontrollohet nga Berisha njoftoi disa prej rezultateve dhe fituesve, mes tyre dy degë në Tiranë, 2 dhe 4.
Në degën 4 fitues, grupi i rithemelimit shpalli Astrit Kasën, që pritet të certifikohet, por kryetari aktual Ervin Goxhaj shprehet se kryesia e degës është përjashtuar nga procesi.
“Kam marrë konfirmimin e kryesisë së degës për të drejtuar degën. Zgjedhjet që po bëhen janë përjashtuese dhe jo bashkuese për demoratët në bazë” tha ai.
Një javë nga kuvendi kombëtar dhe një vit nga zgjedhjet lokale demokratët janë më të përçarë se kurrë.