Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit të COVID-19 në vendin tonë.
Në njoftimin zyrtar thuhet se janë shpallur 37 qytetarë të infektuar. Nga ana tjetër, për fat të mirë, nuk është regjistruar asnjë viktimë gjatë këtij intervali kohor. Sa i takon të shëruarave ato janë 24.
Sakaq, “Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.