-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gjithçka për faj të Milan-it, 40 milionë euro dhe lamtumirë Juventus

Kryesoret

Me fitoren e marrë kundër Fiorentina-s të mërkurën e kaluar, Juventus ka siguruar finalen e Kupës së Italisë. Në rast fitoreje, në fakt, Massimiliano Allegri mund të shpëtojë një sezon që ka qenë shumë negativ deri këtu.

Megjithatë, Juventus po përgatit një merkato të rëndësishme për sezonin e ardhshëm, në mënyrë që të kthehet në majat e futbollit italian.

Objektivi është ai që të mund të luftojë përsëri për titullin, duke rivalizuar Inter-in, Milan-in dhe Napoli-n, tri skuadrat protagonistë të luftës për titull në sezonin aktual.

Pikërisht kuqezinjtë mund të prishin planet e Juventus-it në merkato, për sa i takon një objektivi në mbrojtje. Milan, favorit për të marrë Botman nga Lille, ka djegur një ekip të pasur si Newcastle për kartonin e holandezit.

Klubi anglez do të jetë i detyruar të vihet në kërkim të një mbrojtësi tjetër dhe duket se ka vënë në shënjestër pikërisht një objektiv të Zonjës së Vjetër.

Sipas fussballtransfers, Newcastle duket s eka bërë gati një ofertë 40 milionë euro për Benoit Badiashile, një shifër që duhet ta bindë Monaco që ta shesë mbrojtësin 21-vjeçar.

Pas kontakteve të para gjatë merkatos së janarit, anglezët pritet ta mbyllin me sukses operacionin verën e ardhshme. Një lajm ky që nxjerr jashtë loje Juventus-in.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit