Një shtëpi e boshatisur, në fshatin Drimadhë, Dhërmi ka marrë flakë ditën e sotme.
Policia bën me dije se për pasojë ka vetëm dëme materiale ndërkohë po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
“Më datë 24.04.2022, rreth orës 11:40, në lagjen Drimadhë, fshati Dhërmi, ka marrë zjarr banesa e pabanueshme e shtetasit Th. D., ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.