Presidenti rus Vladimir Putin, ka marrë pjesë në një meshë të Pashkëve të zhvilluar nga Kisha Ortodokse Ruse.
Kisha ka treguar mbështetjen e saj të plotë për “operacionin ushtarak” të Putinit në Ukrainë.
Putini, i veshur me një kostum blu të errët, një këmishë të bardhë dhe një kravatë ngjyrë vjollce të errët, qëndroi në njërën anë në Katedralen e Moskës, duke mbajtur një qiri të kuq, shkruajnë mediat e huaja.
Kujtojmë se deri më tani miliona njerëz janë larguar nga Ukraina për t’i shpëtuar pushtimit rus, ndërsa si pasojë e bombardimeve janë shënuar shumë viktima që nga fëmijët , të rinj dhe të moshuar.