Pas tërmetit të së premtes, ku një person është konfirmuar i vdekur, në Bosnjë lëkundja e tokës vazhdon.
Një tjetër tërmet është regjistruar mëngjesin e së dielës në këtë shtet. Qendra Europiane e Sizmologjisë bën të ditur se tërmeti i fundit ka qenë me magnitudë 4,8 i shkallës rihter.
Ndërkohë, një tërmet me magnitudë 4.5 ballë është regjistruar edhe në Greqi.
Mediat bëjnë me dije se tërmeti ka qenë me thellësi 8.3 km ndërsa epiqendra e tij ishte 24 kilometra në jug të Kassos.
Aktualisht nuk raportohet për dëme në njerëz apo materiale por vetëm panik te banorët që kanë lënë shtëpitë e tyre për disa minuta.
Dy ditë më parë tërmeti me magnitudë 5.7 ballë goditi Bosnje Hercegovinën, ndërsa lëkundjet u ndjenë në Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi, Itali, Slloveni dhe Kroaci.