Mbrëmjen e djeshme në Saranda u regjistruan dy ngjarje kriminale, një shpërthim me eksploziv në një hotel dhe një plagosje me thikë. Autori i plagosjes së dyfishtë me thikë të dy vëllezërve është 43-vjeçari Ibrahim Duda, i cili mësohet se kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu. Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes që solli veprimin ekstrem të Dudës, që tashmë është në kërkim dhe e pret sërish burgu.
“Në datën 24.04.2022, rreth orës 22:00, është paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, shtetasi D. G., 16 vjeç, pasi nga veprimet e para dyshohet se për motive të dobta, është goditur me mjet prerës.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

–Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, ku shtetasi D. G., 16 vjeç, ishte paraqitur për ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, pasi dyshohet se për motive të dobta, është goditur me mjet prerës, ju bëjmë me dije se:
Në këtë konflikt është goditur me mjet shpues, në brinjë dhe shtetasi K. G., 18 vjeç, banues në lagjen nr.4 Sarandë, i cili po transportohet për mjekim më të specializuar në Spitalin e Tiranës.
Në vijim të veprimeve shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin e autorit, shtetasit I. D., i cili është shpallur në kërkim.
Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bëre të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të ngjarjes” mbyllet njoftimi i policisë.