Forcat xheniere të Tiranës kanë mbërritur në Vlorë për të kontrolluar pakon të dyshuar për lëndë plasëse.
Më herët policia ka shprehur se pakoja e vogël e mbështjellë me qese të zezë mund të ketë rënë nga ndonjë makinë që ka qenë në ecje. Dyshimet e para kanë qenë se tritoli mund të ishte vendosur tek ndonjë mjet, por montimi nuk ka rezultuar i suksesshëm dhe lënda plasëse ka rënë më mes të rrugës në lagjen “1 Maji”.
Tashmë është vërtetuar se brenda pakos ndodhej vetëm copë druri dhe një telefon celular sipas njoftimit të policisë.
“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë për një pako të vogël, të zezë, të mbështjell me plasmas me ngjyrë të errët ju bëjmë me dije se: Nga veprimet e kryera nga njësia antieksploziv rezultoi se në brendësi të mbështjelljes ishte një tako druri”, thuhet në njoftim.