-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hapet konkursi i gradave, Nano: Kemi nevojë për menaxherë të zotë, jo drejtorë

Kryesoret

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, së bashku me zv/drejtorin e Përgjithshëm Albert Dervishaj, mori pjesë, paraditen e sotme, në çeljen e kursit të trajnimit për fitimin e gradës “Drejtues i Parë”.

Drejtori i Përgjithshëm Gledis Nano, gjatë fjalës së tij në çeljen e trajnimit, theksoi se ky trajnim është shumë i rëndësishëm, pasi sado eksperiencë e dije të kemi apo sado profesionistë të jemi, përsëri secilit prej nesh do t’i duhet të reflektojë në vazhdimësi, thënien e vjetër, që i kushtohet punës në Polici: “Sikur ta dinim, atë që dimë”. 

“Kam qenë dhe jam i mendimit dhe besoj fort se strukturat policore s’kanë nevojë për drejtorë në kuptimin formal të emërtimit, por koha na parashtron nevojën për të patur menaxherë të zotë, për të administruar strukturat në vartësi.

Po kështu, duke marrë shkas nga situatat me të cilat përballen këto struktura, vërehet se ka nevojë për lider qarqesh, pikërisht nga ata drejtues që pranojnë dhe shpalosin vizionin bashkëkohor të zhvillimit dhe modernizimit në Polici e që përcjellin besim, siguri, humanizëm e drejtësi.

Në këto momente, kur tashmë kemi hedhur disa hapa të sigurtë, në këtë klimë zhvillimesh dhe reformash që po ndërmarrim bashkërisht, jam i vendosur për të shkrirë principet dhe kontributet e shoqërisë civile me ato policore, pasi dua që qytetarët të shikojnë te Policia e Shtetit, te çdo punonjës i saj, besimin e ndërsjelltë, engjëllin mbrojtës, njeriun human, policin korrekt e të fortë përballë krimit dhe garantin më të mirë të mbrojtjes dhe zbatimit të ligjit” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit