-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I shpëtoi 100 plumbave para dy vitesh, i biri i “Lilit të Rushkës” e dërgoi në spital

Kryesoret

Atentati i sotëm ndaj Joan Mecllarit ka lidhje me sulmin e hotel Voloreka në Tushemisht, në gusht të 2020.

Djali i pronarit të hotelit, në atentatin e parë u ka shpëtuar plumbave pasi ishte në hotel duke fjetur në momentin e breshërisë së plumbave të dy viteve më parë.

Si nisi konflikti

Në fillim Joan Muçllarit i kane djegur një makinë BMW x6 në vitin 2020. Jetmir Muçllari, pronari i hotelit  ka bere padi dhe pastaj ka shkuar për të dëshmuar në gjykatë. Në gjykatë i ka dalë para Ilir Berberi dhe i biri Fierdeus Berberi, i cili mori hakë sot për arrestimin e babait të tij, dhe i kanë thënë mos dëshmo.

Jetmir Muçllari ka hyrë në Gjykatë dhe ka dhënë dëshminë.

Më pas u qëllua me 100 plumba në drejtim të makinave të parkuara, duke dëmtuar 6 makina luksoze.

Ndërkohë me 24 plumba kanë qëlluar vetëm makinën e pronarit, Jetmir Muçllari. Sipas informacioneve autorët qëlluan edhe në drejtim të dhomës së djalit të pronarit.

Kush është Ilir Berberi?

Ilir Berberi, i njohur ndryshe si “Lili i Rushkës” i cili konsiderohet si “i forti” i Pogradecit, është një nga të akuzuarit kryesor, që ndodhet dhe pas hekurave të burgut, për dy sulmet me armë në hotel “Voloreka”. Po ashtu Ilir Berberi ka qenë i dënuar për gjobëvënie, vjedhje dhe armëmbajtje pa leje. Po ashtu është hetuar edhe për disa ngjarje të rënda kriminale si për vrasjen e shefit të komisariatit në Pogradec Argon Gjyrezi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit