-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti pret ambasadorët e QUINT-it, bisedojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Kryesoret

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti së bashku me zv.kryeministrin Besnik Bislimi kanë pritur në takim ambasadorët e QUINT-it dhe shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë: ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde, të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Mbretërisë së Bashkuar, Jacob Webber, ambasadoren e Francës, Marie-Christine Butel, ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu, përfaqësuesin e posaçëm dhe shefin e Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Ata në këtë takim diskutuan për zhvillimet politike në vend dhe situatën politike në rajon. “Dy muaj pas fillimit të invazionit dhe agresionit të paprovokuar ushtarak rus ndaj Ukrainës, nevoja për bashkërendim të qëndrimeve dhe të veprimeve të botës demokratike kundrejt Federatës Ruse mbetet e domosdoshme. Reagimi dhe rreshtimi i Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe Britaninë e Madhe ka qenë i menjëhershëm. Përveç sanksioneve të vendosura ndaj Federatës Ruse, në linjë me ato të BE-së dhe SHBA-së, Kosova po ashtu është solidarizuar me popullin ukrainas, duke shprehur gatishmërinë e saj që të mirëpresë deri në 5000 refugjatë nga Ukraina teksa gazetarja e parë ukrainase nga 20 sosh që do t’i pranojë Kosova tashmë ka arritur në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Gjatë takimit është folur edhe për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për çka Qeveria e Kosovës është e angazhuar që të jetë parimore dhe e balancuar për marrëveshje me njohjen reciproke në qendër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit