-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plas kallashnikovi në Lezhë, dridhet i riu: Ejani se qëlluan drejt

Kryesoret

Një i ri nga Lezha ka denoncuar në polici se teksa ishte duke u kthyer për në shtëpi me makinë një grup personash e kanë kanosur duke qëlluar në ajër me armë.

“Shtetasi S.D. 32 vjeç, banues në lagjen nr.6 Laç, ka njoftuar tek Salla Operative se gjatë rrugës me automjet për në banesën e tij, në afërsi të shinave të trenit te lagjia nr.6 Laç, është kanosur me armë nga disa persona që lëviznin me një mjet në drejtim të kundërt me të duke qëlluar në ajër.

Menjëherë pas njoftimit të marrë, forcat policore janë nisur në vendngjarje. Nga veprimet paraprake hetimore të kryera, ka rezultuar që nuk ka lëndime shtetasi S.D. si dhe nuk ka dëmtime as automjeti që po udhëtonte me të.

Në vijim të hetimeve, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar, por për shkak të hetimeve nuk bëhen me dije identitetet e tyre.

Vijon puna intensive me forca policore në terren duke ushtruar kontrolle si dhe duke vlerësuar çdo informacion për kapjen e tyre” njofton policia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit