PD-ja e ka marrë disa ankesa nga kandidatët që kanë garuar për kryetar dege. Komisioni i Rithemelimit ka njoftuar se do të marri në shqyrtim çdo ankesë të bërë nga kandidatët e saj.
Po ashtu Komisioni ka theksuar se procesi i zgjedhjeve për kryetarëve të degëve ke qenë më demokratik.
Njoftimi i plotë
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike. Pranë Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike kanë mbërritur disa ankesa nga kandidatë pjesëmarrës në garë për Kryetar. Komisioni siguron opinionin publik se po shqyrton me seriozitet absolut çdo ankesë e do bëjë transparencë të plotë të të gjithë procesit zgjedhor. Ky është procesi zgjedhor më demokratik e më transparent i zhvilluar ndonjeherë nga një parti politike në Shqipëri. Partia Demokratike do të vazhdojë të bëjë transparencë të plotë të çdo hallke në procesin zgjedhor.