Mëngjesin e sotëm në rrugën “Pjetër Bogdani” në Bllok ka rënë zjarr në katin e dytë të një biznesi.
Zjarrfikësja ka arritur me shpejtësi në vendin e ngjarjes pas sinjalizimit duke shuar flakët.
Policia thotë se si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.