Pas thyerjes së kutisë së votimit në Malësinë e Madhe ka reaguar Komisioni i Rithemelimit.
Ata janë shprehur se kanë anuluar zgjedhjet për kryetarin e degës atje dhe po shohin shkaqet që sollën në prishjen e votimeve.
Nisur nga këto rrethana, Komisioni i Organizimit dhe Monitorimit të Operacioneve Elektorale, ka vendosur anulimin e zgjedhjeve në degën PD Malësinë e Madhe.
Komisioni njofton se është në procesin e mbledhjes dhe verifikimit të të gjitha fakteve dhe ndodhive që çuan në prishjen e procesit të votimit për të cilat do të shprehet me një vendim zyrtar.
Komisioni vlerëson se integriteti, transparenca si dhe vota e lirë e anëtarëve është primare në këtë proces të rëndësishëm të rithemelimit të Partisë Demokratike.