Një vajzë 4-vjeçare në Baton Rouge, Luiziana, ka humbur jetën, pasi gjyshja e saj e detyroi të pinte uiski, sipas raportit të policisë.
Kur oficerët e policisë mbërritën në shtëpinë e familjes mëngjesin e së enjtes, përmbajtja e alkoolit në gjakun e China Record ishte 0,680% – një dozë vdekjeprurëse, shkruan “CNN“.
“Niveli i saj i alkoolit në gjak ishte tetë herë më shumë se kufiri ligjor për njerëzit mbi moshën 21-vjeçare për të vozitur, i cili është 0,08”, detajohet në raport.
Një nivel prej 0,25% mund të shkaktojë helmim nga alkooli dhe çdo gjë më e lartë se 0,40% mund të çojë në koma ose vdekje, sipas një grafiku të Universitetit të Notre Dame.
Sipas policisë, Roxanne Record, 53 vjeç (gjyshja), dhe Kadjah Record, 28 vjeç, nëna, u arrestuan nën akuzuat për vrasje të shkallës së parë.
Është e paqartë nëse secila grua ka një avokat.