Modelja e njohur dhe ish-konkurentja e “BBV” Beniada, ditën e sotme ka publikuar një video ku ka ndarë me ndjekësit “hallin” e saj.
Në videon e publikuar ka zbuluar se ka marrë 4 gjoba dhe të 5 e mori ditën e sotme. Kjo për shkak se nuk ka një garazh apo vend ku të lërë makinën te lagjja ku ka shtëpinë dhe e parkon në një vend ku nuk lejohet.
Ajo u ka bërë thirrje efektivëve të policisë që të mos i vendosin gjoba, duke shtuar se makina e saj është e vogël dhe nuk bezdis njeri.
“Doja me thënë një mesazh për të gjithë policët e Tiranës. Do vendos foton e targës së makinës time në Instagram, ju lutem shumë mos më bëni më gjobë. Kam marrë katër gjoba dhe i kam paguar të gjitha. Na keni vënë një tjetër gjobë, te një vend që makina e di se nuk lejohej, por nuk jepte bezdi se aty përpara kishte makina të tjera që jepnin bezdi.
E imja është e vockël dhe nuk jep bezdi dhe nuk kam vend ku ta fus këtu te shtëpia, nuk kam garazh. Ju lutem mos më vini më gjoba. Faleminderit. Ngela duke marrë gjoba”, thotë ajo.