Pas konfirmimit se një patrullë e Policisë së Kosovës është sulmuar me armë zjarri në fshatin Zupçe të Zubin Potokut, ka reaguar Serbia.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka dënuar aktin duke thënë se ky sulm nuk lidhet me serbët.
“E dënojmë fuqishëm këtë sulm mbi Shërbimin Policor të Kosovës, sikurse edhe sulmet e mëparshme të cilat e rrezikojnë paqen dhe stabilitetin. Rritja e tensioneve, veçanërisht në veri, nuk ka asgjë të bëjë me serbët. Por, ka të bëjë me nevojën për t’i njollosur ata. Pyeteni veten, kush përfiton nga kjo?” tha Petkoviq.