Këngëtarja dhe artistja shqiptare, Bleona Qereti, është një ndër personazhet më të diskutuar në publik, gjithashtu edhe më të dashur. Rishtazi, Bleona nuk ka ngurruar të japë informacione për jetën e saj private, duke ia shuar kureshtjen publikut.
E pyetur si po shkonte jeta e saj sentimentale, këngëtarja tha se është beqare.
Më pas, ajo shtoi me humor se ndërkohë që ka qenë vetëm gjatë dy muajve në Tiranë, nuk është shfaqur asnjë djalë shqiptar, megjithatë, duke qeshur shtoi se i pret ata në ‘Love Story 3’.
Pak kohë më parë, këngëtarja e njohur deklaroi se jeta e saj personale është e shenjtë dhe nuk do të flasë më publikisht për të. Ajo tha se për shkak të mediave “jeta e saj private ka vuajtur” dhe iu është shkatërruar martesa e parë me Gani Bardhën.
“Unë jam rritur në media dhe jam rritur përpara kamerës dhe ndihem sikur gjithë jetën time kam jetuar në një shtëpi xhami dhe punët e mia janë ditur publikisht nga të gjithë njerëzit. Sigurisht unë jam djegur dhe jeta ime private ka vuajtur pikërisht nga media në Shqipëri.
E dini të gjithë për kë e kam fjalën, për martesën time të mëparshme kështu që tani jeta ime private është e shenjtë, nuk ka arsye absolutisht të përmendet nëpër media dhe dua të vazhdoj ta mbaj sa më private të jetë e mundur aq më mirë është për mua,” ka deklaruar Bleona.