Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se Mbretëria e Bashkuar po “provokon” Ukrainën që të nisë një sulm në Rusi.
Të dy agjencitë e lajmeve Interfax dhe RIA kanë cituar ministrinë e mbrojtjes duke thënë se Rusia do të jepte “një përgjigje proporcionale nëse ka përpjekje të tilla”.
Ai tha se ushtria ruse “është e gatshme të kryejë sulme hakmarrëse kundër qendrave vendimmarrëse në Kiev duke përdorur armë me saktësi të lartë”.
Më herët, ministri i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, James Heappey, tha se ishte “krejtësisht legjitime” që forcat ukrainase të synonin linjat e furnizimit në territorin rus.
Heappey pranoi se armët e ofruara Ukrainës nga komuniteti ndërkombëtar kishin rrezen për t’u përdorur në Rusi.