Dy djemtë e ish-deputetit Tom Doshi, Markos dhe James Doshi janë shpallur në kërkim pasi gjatë një konflikti në rrugën “Ismail Qemali” në Tiranë kanë goditur me sende të forta 38-vjeçarin me iniciale R.S.
Më pas, ata nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të policisë për të ndaluar, por i kanë kundërshtuar duke i goditur për shkak të detyrës.
Së bashku me ata ishte dhe një person tjetër me iniciale E.L, i cili është kapur nga policia. Ndërkohë, dy djemtë e Tom Doshit kanë ikur nga vendngjarja duke u shpallur në kërkim. Sherri dyshohet se ka nisur në rrjetet sociale.
Por kjo nuk është hera e parë që përfundojnë në polici. Në 2016 ata u shoqëruan pas sherrit me bodigardët e një lokali në zonën e ish-Bllokut, në Tiranë.
Gjithashtu mbrëmjen e 18 janarit të vitit të kaluar u përplasën në një nga hotelet më në zë në kryeqytet me djalin e një biznesmeni të njohur.