Fisnik Syla dhe Fjolla Morina kanë qenë dyshja më e përfolur së fundmi për shkak të marrëdhënies së tyre që u kurorëzua me dasmën e jashtëzakonshme në Maldive.
Bujë të madhe bëri dhe ndarja e tyre që u shoqërua nga një sërë thumbimesh në rrjete sociale.
Fjolla ka postuar dy foto në bagazhin e një makine ku shihet një kuti me trëndafila në formën e zemrës dhe disa tullumbace po në formë zemre.
Këngëtarja e ka shoqëruar postimin me një emoji zemre duke ngritur dyshime se surprizën mund t’ia ketë bërë partneri i saj i ri.