-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Peleshi: Shqipëria do të vijojë mbështetjen për qeverinë dhe popullin ukrainas

Kryesoret

Në konferencën e thirrur për Ukrainën, të thirrur nga sekretari i Mbrojtjes së SHBA-ve, Lloyd Austin, mori pjesë edhe ministri shqiptarë i mbrojtjes, Niko Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes ravijëzoi se Shqipëria do të vijojë mbështetjen për Qeverinë dhe popullin ukrainas.

Në këtë konferencë, SHBA-të kishin ftuar të merrnin pjesë ministrat e Mbrojtjes dhe përfaqësues nga 40 vende të ndryshme ku u diskutua mbi situatën në Ukrainë, nevojat që ky vend ka për asistencë në planin aktual dhe atë afatgjatë.

Në fjalën e tij, ministri Peleshi falënderoi organizatorët e këtij evenimenti, veçanërisht sekretarin Austin, si dhe bëri një rezyme të mbështetjes që vendi ynë ka dhënë për Ukrainën. Ai u ndal në tre aspekte kryesore në të cilat konsiston kjo mbështetje, në rolin e Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, si bashkëpenëmbajtëse me SHBA-të, në situatën dhe mbështetjen humanitare për pritjen dhe akomodimin e refugjatëve ukrainas, si dhe në suportin në terma praktikë që vendi ynë ka dhënë.

Në fund të fjalës së tij, Peleshi siguroi pjesëmarrësit në këtë takim se, Shqipëria do të vijojë mbështetjen pa kushte për qeverinë dhe popullin ukrainas edhe në termat afatgjatë, përveç suportit aktual që është duke dhënë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit