Një banesë në Gjirokastër është përfshirë nga flakët mbrëmjen e të martës.
Mësohet se banesa ndodhet në lagjen “18 shtatori”.
Ka qenë një telefonatë e cila ka kërkuar ndihmën e Forcave Zjarrfikëse. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur tre forca zjarrfikëse.
Nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit dhe nëse ka apo jo të lënduar apo dëme materiale.