-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Plumba çunit të “Volorekës”, arrestohen shokët që ndihmuan autorët të arratiseshin

Kryesoret

Pesë të rinj janë arrestuar në Pogradec me akuzën se ndihmuan dy autorët e plagosjes së djeshme të djalit të biznesmenit që të largoheshin nga vendi i ngjarjes duke u arratisur. Të arrestuarit janë Fatjon Bono 32 vjeç, Kristjan Kresto 26 vjeç, Hekuran Gjeno 22 vjeç, Ledion Shkullaku 27 vjeç dhe Rudi Shaho 28 vjeç banues në Pogradec.

Të prangosurit, sipas policisë ndihmuan Firdeus Berberin dhe Greis Maxharin që të arratiseshin pasi tentuan që të vrisnin Joan Muçllarin, djalin e biznesmenit, pronarit të një prej lokaleve të njohura në Tushemisht, Jetmir Muçllarit.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe makinat që autorët përdorën në momentin e krimit dhe për t’u larguar, tip “Volkswagen Golf”, në përdorim të Berberit i cili është përdorur në ngjarje, si edhe automjetet tip “Benz” dhe “BMW X5”, me të cilët janë ndihmuar nga shokët për t’u larguar.

I plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë te Trauma në Tiranë. Konflikti e ka zanafillën e hershme mes grupeve. Autorët kanë ngacmuar me fjalë Johan Muçllarin i cili u është kthyer dhe janë konfliktuar me grushte fillimisht, e më pas sherri ka degraduar në përdorimin e armës dhe thikës nga autorët.

Më 8 Gusht të vitit 2020, hoteli “Voloreka” në Tushemisht, u qëllua me breshëri arme në pikun e sezonit turistik dhe ku shënjestra ishte pikërisht dhoma ku flinte 22-vjeçari.

NJOFTIMI I PLOTE I POLICISE

Pogradec-Përkrahën autorët e krimit, kryen veprime për të penguar zbulimin e së vërtetës dhe nuk kallëzuan krimin në organet e Policisë, vihen në pranga 5 shtetas, lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e djeshme, në qytetin e Pogradecit.   

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 2 autorëve të dyshuar të ngjarjes. 

Sekuestrohen 3 automjete që janë përdorur nga autorët, në këtë ngjarje.

Në vijim të punës hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme, në qytetin e Pogradecit, ku shtetasit F. B., 21 vjeç dhe G. M., 20 vjeç, banues në Pogradec, gjatë një konflikti, tentuan të vrisnin me armë zjarri tip pistoletë shtetasin J. M., 22 vjeç, banues në Pogradec, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë arrestimin në flagrancë, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, të shtetasve: 

F. B., 32 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec; K. K., 26 vjeç; H. Gj., 22 vjeç; L. Sh., 27 vjeç; R. Sh., 28 vjeç, banues në Pogradec. 

Nga provat e grumbulluara rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me automjete dhe me veprime aktive, dyshohet se kanë ndihmuar autorët e dyshuar të ngjarjes, që të largohen nga vendngjarja.   

Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua automjeti tip “Volkswagen Golf”, në përdorim të shtetasit F. B., i cili është përdorur në ngjarje, si edhe automjetet tip “Benz” dhe “BMW X5”, me të cilët janë ndihmuar shtetasit F. B. dhe G. M., për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Nga ana e Policisë po vijon puna intensive për kapjen e 2 autorëve të dyshuar të ngjarjes, shtetasve F. B. dhe G. M., të cilët janë shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit