Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin ka deklaruar se pushtimi dhe mizoritë e Rusisë në Ukrainë janë “të pa justifikushme” pasi Rusia ka bombarduar spitalet dhe ka lënë fëmijët “të traumatizuar”.
“Pushtimi i Rusisë është i pambrojtur dhe po ashtu edhe mizoritë ruse,” u shpreh Austin, duke folur nga baza ajrore amerikane Ramstein në Gjermani, ku SHBA po pret bisedimet e mbrojtjes me fokus Ukrainën.
Austin shpjegoi se “aksionet” e luftës arrijnë përtej Ukrainës dhe madje edhe përtej Evropës”, ndërkohë që pushtimin rus e cilësoi si të “të pabazë, të pamatur dhe të paligjshëm”.
“Është një fyerje ndaj rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla, është një sfidë për njerëzit e lirë kudo. Siç e shohim këtë mëngjes, kombet e vullnetit të mirë nga e gjithë bota qëndrojnë të bashkuar në vendosmërinë tonë për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër perandorisë ruse. Ukraina po lufton një luftë të domosdoshme për të mbrojtur demokracinë, sovranitetin dhe qytetarët e saj” , u shpreh Austin këtë të martë teksa mbante një fjalim në mbledhjen e Grupit Konsultativ të Sigurisë së Ukrainës në bazën ajrore Ramstein në Ramstein, Gjermani,