Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë tre muajve të parë të 2022, është 1.053.690, duke u rritur 39.3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Sipas raportit të publikuar nga INSTAT, numri i shqiptarëve që janë larguar gjatë tre mujorit të parë të 2022-it është mbi 1 milionë.
Hyrjet e shtetasve shqiptar
Ndërsa sa i përket hyrjeve të shtetaseve shqiptarë dhe të huaj, është parë një rritje në krahasim më tre muajit e parë të vitit të kaluar.
Ky tregues rezulton me një rritje 60,5 %. Në Mars 2022, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 275.976. Krahasuar me Mars 2021, ky numër është rritur me 62,1 %.
Në shifrat e tremujorit, kanë pësuar rritje vizitorët nga Greqia, por ata nga Kosova, që janë vizitorët e përhershëm të vendit tonë, janë ulur me pothuajse 10%. Kjo duket të jetë ndikuar nga masat e rrepta anti-Covid që vendosi shteti kosovar në kufi.