Ditën e diel, datë 1 maj në orën 11:00 do të zhvillohet një protestë përpara Kryeministrisë. Organizimi për protestë masive për 1 Majin po bëhet në rrjetet sociale.
![](https://5pyetjet.al/wp-content/uploads/2022/04/protesta.png)
Nën moton “1 Maji na bashkon”, qytetarët shprehen se në këtë datë do të protestojnë kundër rritjes së çmimeve dhe kushteve dhe pagave në punë.
Kësaj proteste kanë paralajmëruar se do i bashkohen edhe studentët dhe grupe të tjera shoqërore.