Demokratët e Bulqizës dhe Himarës votuan sot për krerët e rinj të degëve, proces që u mbyll në orën 18:00 të pasdites.
Në Bulqizë votimi u shoqërua me disa momente tensioni.
Shkak i përplasjes u bë radha e madhe e anëtarëve që prisnin për të votuar, ç’ka bëri që disa demokrat të humbasin durimin, duke tentuar që të shqyejnë derën e kinemasë së qytetit ku u mbajtën zgjedhjet.
Pas disa minutash tensioni, situata u normalizua, për të vijuar me votimin, ku në garë ishin dy kandidatë. Zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike në Bulqizë ishin parashikuar të mbaheshin të dielën e shkuar, por ato u shtynë për shkak të pretendimeve të palëve lidhur me fryrjen e listës së anëtarësisë.