Pas aplikimit për viza 10-vjeçare në SHBA janë shkaktuar pritje të gjata për intervista në ambasadë si pasojë e fluksit.
Kjo ka bërë që këtë të martë të reagojë edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim, e cila thekson se stafi i ambasadës është duke punuar për të zgjidhur këtë çështje.
“Në rastet e urgjencës së vërtetë (për shembull, trajtim mjekësor, vdekje familjare, programe studentore ose shkëmbimi me afat të caktuar), ju lutemi kërkoni përpunim të përshpejtuar kur aplikoni. Ju gjithashtu mund të shkruani në [email protected]”, shkruan në Twitter ambasadorja.